Mjerë moj Shqipëri, në ç’duar ke rënë

Nga Arben Duka

Jo një herë-po dhjetëra,
këtu e kam thënë:
“Mjerë-moj Shqipëri,
në ç’duar ke rënë!”

Si ata që ikin,
dhe ata që vinë,
si lopë e trajtojnë,
gjithnjë Shqipërinë!

Në garë të paprerë,
kush ta mjelë më shumë,
ndaj punët na venë,
lumë dhe më lumë!

Kur erdhi Rilindja,
për ne qe një shpresë,
po për dreq na dolën,
dhe më të pabesë!

Në akord të plotë,
me xhaxha Salinë,
kanë falsifikuar,
gjithë historinë!

Duke bërë rrafsh,
gjithçka të kaluar,
dhe Luftën e Madhe,
në fakt kanë mohuar!

Luftës çlirimtare,
këta i bënë varrin,
kur reabilituan,
krye-tradhtarin?!

Për Mit’hat ballistin,
e njëqind sahanëve,
që të ulin kokën,
u tha veteranëve!

Tek Tre të Mëdhenjtë,
Mut’hatin kur çoi,
veten dhe partinë,
Rama turpëroi!

Ndaj duhet ta uli,
kokën arrogante,
jo justifikime,
super injorante!

Hajde me ç’logjikë,
funksionon i Gjati,
se aty është Lumua,
nuk është Mit’hati!

Rama le të ketë,
paqe dhe shëndet,
por s’i shkon aspak,
gjithë ky marifet!

Le ta thotë hapur,
se Luftën s’e dua,
dhe për këto vargje,
kursente dhe mua!

Le ta thotë hapur,
s’i do partizanët,
po ka debulesë,
për njëqind sahanët!

Se po t’i qëndronte,
besnik idealit,
s’hiqte nga stadiumi,
emrin e Qemalit!

Sepse s’mund të jesh,
në rrugën e fatit,
edhe i Qemalit,
edhe i Mit’hatit!

Po Heronjtë e Luftës,
tonë çlirimtare,
janë një krenari,
mbarëkombëtare!

Ramër e Lulashër,
do venë e do vinë,
po të gjithë Heronjtë,
kanë pavdekësinë!

Dhe kur emër tjetër,
stadiumi të ketë,
emri i Qemalit,
do të jetë përjetë!

Kush del kundër Luftës,
tradhtar do mbetet,
dhe emri si kripa,
në ujë do t’i tretet!

Në mos unë një tjetër,
do thotë përsëri:
“Sa bukëshkalë ke nxjerrë,
o moj Shqipëri!”.

Sa bukëshkalë ke nxjerrë,
të rinj e të vjetër,
gjaku i Heronjve,
do t’i zërë patjetër!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT