Mogherini në mbështetje të Shqipërisë: Gabim i madh nëse negociatat nuk hapen në tetor

Përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e konsideron gabim, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim.

“Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh”, ka thënë Mogherini për REL.

Mogherini theksoi se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”.

Këshilli Evropian do të mblidhet sërish në tetor dhe do të diskutojë për negociatat me dy shtetet ballkanike, pas vendimit të Komisionit Evropian për çeljen e tyre. Franca dhe Holanda vijojnë të jenë dy shtetet që po e mbajnë të bllokuar këtë proces.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT