Momente të rralla nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

Ishte një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së emigrantëve shqiptarë drejt Italisë. Një ngjarje dramatike, në të cilën gjithsesi njerëzit që jetonin në vende të ndryshme të Shqipërisë, ishin të gëzuar që po iknin nga një vend që ishte lënë në mjerim nga sundimi mizor komunist në krye e Enver Hoxhën.
Në një moment kur regjimi komunist i Partisë së Punës sapo kishte rënë, mbërritën të gjithë njëherësh në mënyrë masive, si asnjëherë më parë. Mbi të gjithë ishin burra, por nuk mungonin as gratë me fëmijë, që kishin marrë rrugë bashkë me ngarkesën e ëndrrës dhe shpresave.
Foto: Peter Turnley/Corbis
Gjatë kësaj kohe të ‘çlirimit’ nga komunizmi, 20 mijë refugjatëve u arratisënr nga Shqipëria.
Java e parë e Marsit 1991, veçanërisht 6 dhe 7 Marsi ishin ditët e eksodit legjendar të shqiptarëve drejt Italisë. 25 vite më vonë, durrsaket , si qytetarët më aktivë në këtë eksod, mbledhin kujtimet dhe fotografitë e atyre ditëve.
