Monika Kryemadhi: Pallatin e bëra në tokën e babait, paratë ua ndava në bankë fëmijëve të gjitha
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë deklaratës së tij për mediat pak ditë më parë zbuloi se Monika Kryemadhi ka një pallat tek zona e “Unazës së Re”.
E pyetur në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi deklaroi ndër të tjera se ky pallat është ndërtuar në tokën e babait të saj.
“Monika ka një pallat me 16 mijë metra katrore. Pallati është bërë në tokën e babait të saj.
Janë shitur hyrjet dhe Monika paratë i ka ndarë në bankë për shkollimin e fëmijëve të saj, si detyrim i çdo prindi”, tha Kryemadhi. Po a janë të vërteta këto pasuri të politkanëve shqiptare se janë me djerse dhe ndershmëri?