Mundën Serbinë, Greqinë dhe Maqedoninë! Shqipëria e fiton turneun e saj ballkanik

Shqipëria U-20 e volejbollit ka korrur rezultate pozitive në turneun ballkanik që u zhvillua së fundmi. Megjithatë duhet thënë se kuqezinjtë kanë dalë nga pritshmëritë në mënyrë pozitive dhe kanë marrë medaljen e bronzit, duke përfunduar në vendin e tretë.

Për të marrë këtë medalje, Shqipëria U-20 ka fituar përballjen me Greqinë me setet e përfunduara në 3-2. Pak kohë më parë, kishte ardhur edhe një fitore e pastër ndaj Serbisë 3-0. Si për të përmbyllur fitoren në një farë mënyre të këtij turneu ballkanik, u arrit edhe triumfi 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa e kemi ndalur rrugëtimin tonë në gjysmëfinale nga Mali i Zi.

Por duke parë investimin e bërë në këtë sport nga ana jonë dhe e kundërshtarëve, mbështetjen e pakët mediatike, ky ishte maksimumi që mund të arrihej. /Shqiperia.ch/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT