Pano jep “formulën” e daljes nga kriza: Vendoret s’zgjidhin çështjet pezull

Një vëzhgues i vëmendshëm i çështjeve shqiptare Profesor Nikolla Pano, u shpreh për “Zërin e Amerikës” se zgjedhjet vendore në Shqipëri nuk zgjidhin ndonjë nga çështjet e mbetura pezull.
Ai tha se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ekzistojë në gjendjen e trazirës, që ka qenë tipari i pjesës më të madhe të vitit 2019.
Cili është vlerësimi juaj paraprak për këto zgjedhje lokale tepër të pazakonta që kaloi Shqipëria?
“Jam shumës mirënjohës dhe e di që njerëzit në Shqipëri dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan janë shumë mirënjohës, që nuk pati dhunë të vërtetë që të shoqëronte zgjedhjet. Ato ishin paqësore dhe anëtarët e komunitetit të votuesve shqiptarë, që patën dëshirë të merrnin pjesë. e patën mundësinë të votojnë. Por në fund të ditës zgjedhjet nuk zgjidhin ndonjë nga çështjet e mbetura pezull në Shqipëri. Tani duhet të presim hapin e ardhshëm të zgjedhjeve. Qartësisht Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ekzistojë në gjendjen e trazirës që ka qenë tipar i pjesës më të madhe të vitit 2019″ u shpreh Pano.
Për daljen nga kriza, profesor Pano u shpreh i bindur se duhet diskutim mes palëve, por hapi i parë për të shkuar drejt tij është negocimi pa parakushte.
“Është e qartë që nevojitet një lloj diskutimi i veçantë, i sinqertë mes palëve politike të vendit. Negocimi pa parakushte është hapi i parë në këtë drejtim. Shqipërisë nuk i nevojiten demonstrata që vazhdojnë dhe trazira. Udhëheqja politike duhet të ngrihet në nivelin e sfidës së këtij momenti dhe të veprojë në emër të interesave të Shqipërisë dhe popullit shqiptar“, tha Pano.