Po çfarë duam ne?

Askush nuk e kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore.

Në një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjeshme, më e kujdesshme, më realiste, më e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparëshme.

Kjo nuk ndodhi.

Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vet emërtimin si vend i prodhimit në masë të drogave dhe i trafikut të tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti, madje dhe në biseda private.

Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje. Për t’i shkuar tendencës popullore për krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja kjo qeverisje të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen njëlloj të dy kundërshtarët me të njëjtin krim. Skenë që nuk kishte gjasa të përsëritej dy herë.

Por largimi i më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe ligjor u trajtua nga analistë të huaj (të cilët u anatemuan gjithësesi) si një si-vrasje numërike, por më e sofistikuar, që nuk kishte konkurueshmeri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të dëshmorëve të kombit, por në kampe të qelbura refugjatesh dhe barqët gjithë tym, benzinë e dhe’ të mauneve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Në psiqikën e frustruar e te lodhur te popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshem i ministrave hajdutë e të panginjur, halabakë dhe të trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura çapraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim.

Psikologet mund te shohin nje marredhenie te çuditshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra (polls), te pergjumur e në trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe çaprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja.

I dhimbshem si teater…

Kur mendon se kush e ben dhe si ja del…

Por nuk është vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.

Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer ata qe mendojne ndryshe.

Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per ëdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.

Nuk jane pushtetarët te devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtore te pjesshem dhe faj gjysmak.

Ajo çka eshte paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht. Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe.

Ne u çartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e meparshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por në mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te çmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te çuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shokë tavolinash te vjetra e te vlefshme.

Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton…

Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit eshte vetem nje nga te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetëm” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar.

Eshte nje beteje jo e lehte, jo e barabarte. Perballe e anash, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur nje enderr te madhe per demokraci, pushtet te ndershem e llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratet dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma portalesh me sulme te paprincipta.

Po çfarë duam ne?

Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe tja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkaterrimit te bizneseve dhe fshehjes se skandaleve?

Ne duam nje vend normal. Ku nuk behet genjeshtra menyre te qeverisuri dhe ku qeverisësit duhet ta ndjejne se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme por edhe te perkoheshme.

Qellimi i informimit tone dhe i gazetarise qe bejme eshte te ndikojme. Jo ne menyre egoiste apo per nje axhende te caktuar.

Ne e dime se ne çdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse “partia jonë” eshte ne pushtet, ka nje moment qartesimi, qofte ai dhe momental. Ka nje moment analize. Ka nje çast kur veshtrimi kritik mundohet ta kaloje membranen propagandistike.

Keto familje te majta si dhe ato historikisht te djathta ose inerte jane te rendesishme per fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin perpara sprovave te pjelljes se diktatoreve. Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte e ardhmja.

Në keto rrethana ne rrisim femije qe do behen burra e gra narciste, egoistë, siperfaqesore dhe moralisht te devijuar. Sic fatkeqesisht po ndodh me kete brez.

Sidoqofte, ne momentet e presionit me te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja perfundimtare, si pararendese e vete fundit. Metri i fundit perpara se nje avion te preke token quhet djujmi i fundit.

Jemi ne djujmin e fundit.

Njerezve te inatosur e hakmarres te çdo pushteti, kaq te njejte me njeri tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur nje kohe tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT