Po marrin rrugët e Europës, Shqiptarët braktisin edhe blegtorinë

Bujqësia dhe blegtoria prej vitesh kanë qenë dy prej aktiviteteve kryesore me të cilat janë marrë shqiptarët.
Por kohët e fundit është vënë re një fenomen negativ, kjo pasi mbarështimi i bagëtive në Shqipëri po njeh nga viti në vit një zbehje.
Sipas të dhënave publikuar nga INSTAT për vitet 2014-2018, rezulton se në 5 vite në Shqipëri janë më pak se 15 mijë krerë lopë.
Pra shqiptarët po e braktisin edhe blegtorinë. Po ashtu sipas të dhënave rezulton se në vitin 2014, në Shqipëri ishin 358 mijë krerë lopë, ndërsa pas katër vitesh ky numër ka rënë ndjeshëm.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me delet. Në pesë vite numri i tyre është ulur me 83 mijë krerë dele më pak.
Një nga faktorët kryesor për këtë cilësohet largimi në masë i shqiptarëve drejt Europës.