Presidentja e re e KE: Kemi sfida të njëjta. E mbështes Shqipërinë, plotësisht

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, menjëherë pas marrjes së detyrës.

Në mesazhin e parë në këtë post, Presidentja e KE është shprehur se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta.

Unë e mbështes plotësisht  qëndroj prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).

j.l./ dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT