Rama, Basha, politika e diskredituar dhe kufiri moral i lobimit

Hyrje e redaksisë: Partia Demokratike njoftoi së fundmi se ka lidhur kontratë të re lobimi me një firmë në Uashington, e cila quhet “Sonoran Policy Group”.

Po këto ditë, konflikti i ri Rama-Meta ka nxjerrë në pah një përpjekje të kryeministrit për foto me Obamën nëpërmjet një procesi lobimi.

Thonë se në kohët ku jetojmë, realisht janë të pakta gjërat që  paraja nuk mund të blejë. Po cili është kufiri moral i lobimit? Apo mjafton të paguash dhe merr atë që do?

Kufiri moral i lobimit vështirë se ekziston, duke konsideruar që përmes lobimit tentohet influencimi i individit, dhe jo i institucionit. Individët, qofshin këta senatorë, kongresmenë, përfaqësues të BE-së e kështu me radhë, janë të “prekshëm e të aksesueshëm”, dhe rrjedhoja negative e lobimit është se ata ‘manipulohen’ personalisht por pasoja e manipulimit është institucionale.

Pra, lobimi i drejtohet individit, por rezultati i lobimit është institucional. Kjo është arsyeja pse sot, edhe në vende si SHBA-të, ku lobimi është i njohur e i garantuar me ligj, po bëhet një betejë e madhe ligjore për të limituar aksesin dhe nivelin e aksesit të firmave lobuese tek individët vendimmarrës.

A është e mundur që një vend si Shqipëria, me nivel të lartë korrupsioni, pandëshkueshmëri te zyrtarët e lartë, një kompani prestigjioze nga Brukseli ose SHBA ta paraqesin një politikan, një drejtues qeverie, një drejtues opozite, ndryshe nga ai që është?

Sigurisht që është e mundur. Përmes kontaktit individual me vendimmarrësit në SHBA apo në Bruksel, firmat lobuese përpiqen të ndryshojnë një perceptim ndoshta sipërfaqësor që autoritetet respektive kanë për qeverinë apo opozitën në Shqipëri.

Të mos harrojmë që zyrtarët amerikanë apo të BE-së nuk fokusohen vetëm tek Shqipëria; ata kanë prioritete lokale e ndërkombëtare, kanë fushata elektorale, kanë angazhime të shumëfishta, dhe sigurisht që vëmendja që ata i dedikojnë Shqipërisë mund të ‘zhvendoset’ lehtësisht përmes një procesi lobimi.

A mund të ketë një mekanizëm hetimi dhe gjykimi të pavarur, duke qenë se bëhet fjalë për lobistë nga SHBA apo BE?

Këtë çështje e zgjidhin legjislacionet respektive. Firmat lobuese, si në Uashington ashtu dhe në Bruksel, janë të detyruara me ligj të bëjnë transparencë financiare, për të treguar se kundrejt kujt lobojnë dhe sa shpenzojnë për këtë limit.

Legjislacionet kanë vendosur edhe kufijtë maksimal të “dhuratave” që zyrtarët mund të marrin nga firmat lobuese, dhe është e mundur të kërkohet e të merret informacion.

Artikulli në politico.com

Artikulli i mëposhtëm sjellë nga Dita është botuar nga portali i njohur amerikan Politico dhe është shkruar nga gazetari Theodoric Meyer.

Ai flet mbi mënyrën se si lobohet në Uashington dhe cilat lloj qeverish kërkojnë ndihmën e kompanive lobuese.

Aty përmendet firma me të cilën PD ka lidhur kontratën e re të lobimit Sonoran Policy Group për të ndikuar te administrata e Trump, si dhe fakti që qeveria e Shqipërisë ka lobuar pranë administratës Obama më parë.

Artikulli na ndihmon të ndërtojmë një sens të rritur kritik mbi klasën tonë politike, të kuptojmë se një foto me një politikan të rëndësishëm të huaj nuk është domosdoshmërisht reflektim i mendimit pozitiv.

Por mbi të gjitha na ndihmon të kuptojmë kush ka nevojë për lobim. Qartësisht klasat politike të dështuara, qeveri të korruptuara, opozitat pa kredibilitet që duan të rimarrin pushtetin.

Ato kanë nevojë për mbështetje farsë, nga jashtë, sepse brenda vendeve që drejtojnë ekziston përgjithësisht një shoqëri e ndikueshme nga mendimi i qendrave vendim-marrëse në botë, për shkak se kanë humbur besimin tek klasa e tyre politike dhe mekanizmat e presionit i kanë të pakët ose inekzistentë.

Artikulli mban titullin “Firmat lobuese të lidhura me Trump-in fitojnë shumë para nga qeveritë e huaja” dhe nëntitull: “Numri i vendeve që i janë drejtuar lobistëve të lidhur me fushatën e Trumpit është befasues”.

 

*****

 

Nga Theodoric Meyer*

Zimbabve, e shmangur nga bashkësia ndërkombëtare gjatë viteve që qeverisej nga diktatori Robert Mugabe, nuk  kishte pajtuar një firmë lobimi në Uashington prej më shumë se një dekade.

Por pasi Mugabe u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2017, liderët e rinj të vendit vendosën se kishin nevojë për ndihmë për rindërtimin e reputacionit të vendit në Uashington.

Ata iu drejtuan Brian Ballard, një prej fondacioneve kryesore që financoi fushatat e Presidentit Donald Trump dhe që tashmë ka ndërtuar një biznes mjaft fitimprurës duke lobuar në administratën e tij.

Muajin e kaluar, ministri i jashtëm i Zimbabvesë nënshkroi një kontratë me Ballard me vlerë 500,000 dollarë në vit, duke e bërë Zimbabvenë vendin e fundit që i drejtohet Ballard ose një grushti lobistësh të tjerë të lidhur me administratën e Trump.

Sipas një analize që POLITICO i bëri zbulimeve hetimore të Departamentit të Drejtësisë, Ballard Partners dhe dy firma të tjera lobimi të udhëhequr nga ‘veteranët’ e fushatës Trump kanë lobuar për nëntë qeveri dhe katër parti të huaja politike, që nga fillimi i presidencës së Trump.

Grupi i Politikave Sonoran, një firmë tjetër që ka shfrytëzuar lidhjet e saj në administratë dhe ka angazhuar ish-studentët e fushatës së Trump, ka lobuar për nëntë qeveri të tjera dhe një parti politike të huaj.

Gjithsesi, Ballard dhe të tjerët nuk janë pjesëmarrësit e parë të fushatës presidenciale që kanë lobuar më pas në Uashington për qeveri të huaja.

Pjesa e artikullit ku përmendet Shqipëria

Sipas dosjeve të zbuluara, Tim Glassco, për shembull, u bashkua me Grupin Podesta pasi punoi për fushatën presidenciale të Barak Obamës dhe loboi për qeveritë e Shqipërisë, Qipros, Egjiptit dhe Gjeorgjisë kur Obama ishte në detyrë.

Por numri i vendeve që i janë drejtuar lobistëve që kanë lidhje me fushatën Trump është i habitshëm.

Disa nga vendet janë aleatë të Amerikës, ndërsa të tjerë i kanë raportet mbi të drejtat e njeriut ‘të njollosura’ si Zimbabve, Turqia dhe Republika Demokratike e Kongos.

James Rubin, lobisti kryesor i Ballard që punon për Zimbabvenë si dhe ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit në administratën e Klintonit, thotë se lobistët e firmës u menduan ca përpara se të pranonin të përfaqësonin këtë vend.

Ndërsa udhëheqja e re e vendit ka bërë krime përfshirë hapjen zjarr ndaj demonstruesve në janar, duke vranë së paku 17 vetë, “ajo është shumë më e mirë se sa qeveria e Zimbabve nën Mugabe,” – shprehet Rubin.

Sipas kontratës, Ballard do të përpiqet “të inkurajojë një rishqyrtim të Zimbabvesë nga Departamenti i Shtetit me qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të mira të mundshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe lehtësiminin e rikthimit të Zimbabvesë në bashkësinë e kombeve”.

“Preferoj që ata më mirë të punojnë me ne sesa me kinezët, të cilët nuk duan t’ia dinë fare për të drejtat e njeriut,” thotë Rubin.

Por Michelle Gavin, një punonjëse e lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një ish-ambasadore e SHBA në Botsvanë, që ndodhet në kufi me Zimbabven, tha se ndërsa qeveria e re e Zimbabve kishte ndërmarrë disa reforma qëkur Mugabe u rrëzua, vendi vazhdon të jetë i shkatërruar nga korrupsioni dhe abuzimet me të drejtat e njeriut.

“Ajo që ne shohim në vend, nuk mendoj se u jep vëzhguesve shumë besim se atje ka respekt të sinqertë për sundimin e ligjit,” tha ajo.

Bruce Wharton, ish-ambasador i SHBA-ve në Zimbabve shkroi javën e kaluar në Tweeter se vendimi i vendit për të punësuar Ballard ishte një “humbje e tragjike e fondeve publike”.

Zimbabve është përpjekur që të punësojë lobistë me lidhje presidenciale dhe më parë.

Në vitin 2008, zyrtarët e qeverisë të Zimbabve ranë dakord të punësonin dy persona që pretendonin se kishin lidhje me Obamën, të cilët më vonë u dënuan për përpjekje të paligjshme për të lobuar për heqjen e sanksioneve të SHBA mbi këtë shtet.

Ndonjëherë, lobistët janë të etur të punojnë për qeveritë e huaja, sepse kjo është shpesh më fitimprurës sesa lobimi për klientët vendas.

Ballard Partners ka fituar më shumë se 7.2 milionë dollarë duke lobuar për interesat e huaja që nga fillimi i presidencës së Trump. Kjo shifër bazohet në informacionin e zbuluar që përfshin një pjesë të madhe të biznesit të firmës.

Për krahasim, sipas të dhënave të vetë firmës, ajo ka fituar rreth 28 milionë dollarë duke lobuar për klientët vendas në nivel federal që nga krijimi i saj në Uashington në janar 2017.

Avenue Strategies, një biznes lobimi i krijuar nga veteranët e fushatës sëTrump, Corey Leëandoëski dhe Barry Bennett, pas zgjedhjeve të vitit 2016, ka marrë rreth 3.3 milionë dollarë nga interesat e huaja. Leëandoëski nuk ka bërë kurrë ndonjë lobim për të huajt dhe u largua nga firma në 2017-ën, para se firma të nënshkruante ndonjë kontratë me ndonjë klient të huaj.

Sipas të dhënave të firmës, Chartwell Strategy Group, një firmë lobimi e krijuar nga Dave Tamasi, një tjetër burim i vjetër fondesh i Trump-it, mori 740,000 $ për lobim për qeveritë e Gjeorgjisë dhe Kosovës vitin e kaluar.

Ndërsa Sonoran Policy Group, i cili bashkoi dy veteranë të fushatës së Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016, ka fituar më shumë se 9 milionë dollarë nga interesat e huaja, dhe 5.4 milionë dollarë nga një kontratë e vetme me qeverinë e Arabisë Saudite.

Lobistët me lidhje me Trump-in kanë kërkuar gjithashtu tarifa të larta për kompanitë e përfaqësimit të cilat kanë nevojë për ndihmë jashtë vendit.

ZTE, për shembull, kompania kineze e telekomunikacioneve që bindi me sukses administratën e Trumpit vitin e kaluar për lehtësime, pasi u zbulua se po shiste në mënyrë të paligjshme  për Iranin dhe Korenë e Veriut, punësoi katër veteranë të fushatës Trump në tre firma të ndryshme për të avancuar interesat e saj në Uashington: Bryan Lanza, Rick Wiley, Doug Davenport dhe Dave Urban. (Lanza ndaloi lobimin për kompaninë vitin e kaluar.)

Sipas dokumentave të zbuluara, kompania pagoi firmën e Urbanit 230,000 dollarë për të lobuar në Zyrën Ekzekutive të Presidentit dhe Senatit për pak më shumë se një muaj vitin e kaluar.

Ashtu si Ballard, Gotham Government Relations and Communications (Marrëdhëniet Qeveritare dhe Komunikimet Gotham), një firmë lobuese në Nju Jork, e konsideroi Trump-in si klient dhe hapi një zyrë në Uashington menjëherë pas fitores së tij. Sipas Brad Gerstman, një partner në këtë firmë, Gotham filloi të lobojë në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit të kaluar në emër të një kompanie që kërkon të bindë Trump-in që të mbështesë planin e saj për të dërguar forca private të sigurisë në Libi për të lehtësuar zbulimin e naftës.

Sonoran, firma me të cilën PD sapo ka nënshkruar një kontratë

Asnjë biznes lobimi i lidhur me Trump nuk ka nënshkruar(kontrata) me më shumë qeveri të huaja si klientë sesa një kompani e panjohur e quajtur Sonoran Policy Group.

Robert Stryk, i cili drejton firmën, nuk ka punuar kurrë në fushatën e Trump, por ai ka punësuar dy ish-punonjës të fushatës sëTrump-it pas zgjedhjeve të vitit 2016. (Ndërkohë të dy janë larguar.)

Stryk ndihmoi në implementimin e një thirrjeje telefonike midis kryeministrit Trump dhe kryeministrit të Zelandës së Re, në javët kaotike pas zgjedhjeve (në këtë vend) dhe, më vonë, bindi qeverinë e Zelandës së Re të merrte me qira/të punësonte firmën e tij, pasi bëri një festë luksoze përuruese në Ambasadën (amerikane) në Zelandë të Re.

New York Times paralajmëroi ngjitjen e tij, së bashku me aktivitetet e Lewandowski-t, konsulentëve të tjerë dhe lobistëve me lidhje në administratë, në një artikull të titulluar “Si të bëhesh i pasur në Uashingtonin e Trumpit”.

Sipas tre personave të njohur me firmën, Stryk ka qëndrimin e dikujt që është bërë i pasur. Ai shpenzon lirshëm në puro, fluturime me avionë privatë dhe darka të gjata në dhomën private (prive) të katit të të sipërm në Café Milano në Georgetoën me fatura që kapin secila mijëra dollarë. Ai ka një bar për pije në zyrën e Georgetoën të ​​SPG, mburret me planet për të hapur një zyrë në Londër dhe thotë se do të ndërtojë një biznes prej 200 milionë dollarësh.

Sipas lobistëve të Ballard dhe Avenue, Stryk ka filluar lobimin vitin e kaluar për Republikën Demokratike të Kongos, një regjim shtypës i akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut, të cilin Ballard dhe Avenue nuk e kishin pranuar kur përfaqësuesit e vendit u përpoqën të punësonin ata fillimisht. Avenue më pas ka ranë dakord të lobojë për qeverinë e Felix Tshisekedi, president i ri i vendit i zgjedhur në janar.

Sipas deklaratave të Departamentit të Drejtësisë, Republika Demokratike e Kongos e ka paguar firmën e Stryk gati 1.5 milion dollarë vitin e kaluar. Sonoran Policy Group është regjistruar për të lobuar për vendin si nënkontraktor i një firme izraelite, Grupi Mer.

Ndërsa Sonoran vazhdon të jetë e regjistruar, Stryk tha se ai nuk punon më për këtë vend.

Sonoran, ndër të tjera, u përpoq të ndërmjetësonte takime midis zyrtarëve kongolezë dhe administratës së Trump. Sipas një raporti të zbuluar, këtu përfshihet edhe një përpjekje vitin e kaluar për të mundësuar një takim midis zv.presidentit Mike Pence dhe Joseph Kabila, atëherë president i Republikës Demokratike të Kongos. Takimi nuk ka ndodhur kurrë, – tha një zyrtar në zyrën e zëvendëspresidentit.

Stryk nuk ishte aspak i penduar për punën e tij për klientë me reputacion të ndotur, të ulët si Republika Demokratike e Kongos dhe Somalia. Në një intervistë me POLITICO vitin e kaluar, ai tha se kishte kuptuar se ata (shtete) kishin më shumë nevojë për ndihmën e tij se sa vendet më të pasura.

“Këto janë vendet që na duhen më shumë”, tha Stryk. “Zelanda e Re nuk ka nevojë për ne. Ata na e kanë nevojën, ata po,” – u shpreh ai.

Rama me Obamën

Basha me Trump

Botuar sot në Dita. Përkthimi, nga Edona Llukaçaj. Artikulli në origjinal mund të lexohet duke klikuar KËTU

Back to top button
LAJMET E FUNDIT