Rama në Asamble: Shqipëria nuk u rrëzua në 30 qershor falë SHBA dhe BE

Ashtu sikurse ishte paralajmeruar, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste nisi me kryeministrin Rama dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Do ta nis nga 30 Qershori… Në 30 Qershor fitoi shteti, qytetaria dhe shteti, humbi rrëmuja dhe balta.

Që të jemi të qartë, 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa gjithë ajo që vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët.

Shqipëria u shfaq në brishtësinë e saj, u kërcënua dhe lëkund dhe nëse nuk u rrëzua erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA dhe BE-së në krah të shqiptarëve. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment kompleks nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT