Rama: Shqiptarëve po u the që e do Europa, pranojnë çdo gjë

Situata politike, rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe arti kanë qenë pikat kyçe të intervistës së Kryeministrit Edi Rama në Forumin “Convoco”, në Salzburg.

I pyetur për 30 qershorin, në përgjigjen e tij, shefi i qeverisë ka mbajtur premtimin që ka dhënë më herët, “se nuk do ta shajë kurrë shqiptarët në gjuhë të huaj”.

“Ne në Shqipëri kemi një jetë shumë të vështirë politike, ne nuk biem dot dakort as për kohën” – tha KM.

Ai është i mendimit se “politika shaiptare duhet të piqet e maturohet” dhe ka përsëritur idenë që në Shqipëri mund të bësh gjithçka nëse e paraqet si porosi të Europës.

‘Duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka Europa mbi shqiptarët mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë, po, nuk është e këndshme por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës“, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT