Rusia, dhurata luftarake Serbisë

30 mjete të blinduara luftarake, BRDM-2 kanë arritur në Beograd këtë të martë, si dhuratë nga Rusia. Kjo është pjesë e marrëveshjes së arritur mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb Aleksandër Vuçiç ku parashikohej ndihma ruse për armatimin e ushtrisë së Serbisë.

BDRM-2 është një makineri e rëndë ushtarake me një mitralozë të kalibrit 14.5 mm. Këto plumba së pari janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore për shkatërrimin e tankeve.

Gjithashtu në të gjenden edhe armë standarte për personelin e tankut. Në kushte lufte kjo makineri shoqërohet me këmbësori si mjet i lëvizshëm dhe është treguar shumë i dobishëm në kohë lufte për shkak të lëvizshmërisë së mitralozit.

Kjo makineri është përdorur për qëllime të ndryshme tek pothuajse të gjitha ushtritë e vendeve që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT