Shkaku pse është Shqiptar, Zeneli nuk luan kundër Zvezdës

Sonte HJK Heksini pritet të luajë kundër kampionit serb, Crvena Zvezda në Beograd
Por, në këtë ndeshje ata pritet që mos të luajnë me lojtarin i cili është vazhdimisht pjesë e formacionit baze të kampionit finlandez.
Bëhet fjalë për sulmuesin kosovar të lindur në Vushtri, Erfan Zeneli.
Zeneli në këtë ndeshje pritet që të jetë në bankën rezervë, derisa para kësaj ndeshje mediumet serbe vazhdimisht kanë bërë presion në ekipin mysafirë që të startojë.
Por, Zeneli do të jetë në bankën rezervë.
Krejt kjo shkaku i festës së Zenelit, që është me shqiponjën dy krenore me duar, që simbolizon flamurin kombëtar shqiptar. /GazetaExpress/