Shkoi për pushime, zhduket i riu shqiptar në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar në Greqi është zhdukur pasditen e djeshme pranë zonës së Kalamotit në Greqi.
Policia greke ka njoftuar se ka filluar hetimet në zonën e Mastihochorias për të lokalizuar vendndodhjen e 26 vjeçarit i cili është identifikuar si Lorenc Metaj.

Bëhet me dije se i riu ka qëndruar në ishullin Chios për rreth 20 ditë me qëllim që të vizitonte familjen e tij që banonte në Kalamoti dhe nuk din të komunikojë në gjuhën greke.
Ky rast çon në 78 shqiptarë të zhdukur në Greqi.