Stadiumi Arena Kombëtare mund të mos licencohet nga UEFA

Stadiumi “Arena Kombëtare” rrezikon të mos licencohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese me Islandën që do të zhvillohet më 10 shtator, transmeton Gazeta Metro.
Mësohet se qeveria e futbollit europian nuk do të jap dritën jeshile për licencimin e arenës së re kombëtare të re nëse nuk përfundon sheshi përpara stadiumit.
Faza e parë e punimeve në shesh ka përfunduar, ku përfshihet shembja e objekteve përreth stadiumit. Por për fazën e dytë nuk është bërë akoma tenderi dhe diçka e tillë kërkon rreth një muaj kohë.
Në këto kushte bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kthehen në pengesë për FSHF’në që të realizoj ndeshjen e shtatorit në stadiumin e ri.
Punimet në Arena Kombëtare vazhdojnë me intensitet të lartë dhe gjithçka pritet të jetë gati në fillim të shtatorit nga punë kryesi.
Në 5 gusht do të shtrohet tapeti, ndërsa në 15 gusht përfundon vendosja e të gjitha ulëseve. Ndërkohë sistemi i ndriçimit ka përfunduar.
Synimi i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte që ndeshja Shqipëri-Islandë të zhvillohej në Arena Kombëtare, por të detyruar nga rrethanat, drejtuesit e FSHF’së do të zgjedhin stadiumin Elbasan Arena, i cili së bashku me “Loron Boriçin” janë dy stadiumet e vetme të licencuar për ndeshjet ndërkombëtare.