Tërmeti i fuqishëm lëkund sërish Korçën

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak minutash në Korçë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth orë 16:20 minuta, pasditën e së mërkurës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Kujtojmë se qarku i Korçës u prek nga tërmetet edhe pak kohë më parë.
Tërmeti ishte 4.5 ballë, me thellësi 10 km dhe 9 kilometra nga Bilishti.
Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta, duke iu referuar një sizmiologu grek, paralajmëroi “tërmet apokaliptik” në Ballkan dhe i kërkoi qeverisë marrjen e masave.
Ai u shpreh i gatshëm për të mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.