Tronditet Skënderbeu, përjashtohet 10 vite jashtë kompeticioneve europiane

Shuhen përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në Europë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar.

Kjo do të thotë se KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro.

Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim. Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili disa javë më parë u shpreh: “Nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës”.

j.l./ dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT