Ushtria e Kosovës bëhet me aeroport

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik.
Komisionet e të dyja Ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës të Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e Aeroportit.
Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve e bënë; Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE, dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Drejtorisë të Logjistikës në Ministri të Mbrojtjes.
Nga momenti i nënshkrimit të këtij procesverbali, respektivisht të pranim dorëzimit nga të dyja komisionet, NP „Aeroporti i Gjakovës“ kalon në menaxhim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
