Vendim surprizë, Rama lajmëron konferencë për shtyp

Kryeministri Rama, përmes zyrës së tij të shtypit lajmëron një konferencë për shtyp ditën e nesërme në sallën e hartave.
Në njoftimin e kryeministrisë, në orën 10.00, shefi i qeverisë ka lajmëruar bashkëbisedim me gazetarët.
Madje, në njoftim kërkohet akreditimi i gazetarëve, çka nënkupton se ky takim i Ramës me gazetarët nuk është edhe fort i zakonshëm.
Shumë janë çështjet që pritet të diskutohen mes Ramës dhe gazetarëve, duke filluar nga ato më të fundit si Teatri Kombëtar, apo edhe ato që lidhen me para dhe pas 30 qershorit.
Një vend të rëndësishëm në këtë komunikim pritet të ketë edhe për shkarkimin e Metës dhe ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë.