Vucic ‘i gatshëm’ për marrëveshje: Kompromisi me Kosovën nuk është dobësi, duhet zgjidhur këtë problem gjeneratës se re

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, foli për një lloj vazhdimi i ‘takimit’ të Parisit që nuk u mbajt kurrë, e pa si dështim i madh diplomatik i BE’së, mund të ndodhë në shtator sipas tij, transmeton Gazeta Metro.
Këto përshtypje si duket i fitoi nga vizita e suksesshme e Presidentit të Francës, Emannuel Macron, në Serbi, i pari burrështetas francez që një kohë të gjatë që viziton Beogradin.
Presidenti serb Vucic pas pyetjes se sa ka mbështetje Serbia nga Macron u përgjigj se ka mirëkuptim nga presidenti i cili e kupton peshën e problemit dhe se gjërat nuk mund të zgjidhen ashtu që askush nuk tërhiqet nga qëndrimet e tyre, “diçka në mes” tha presidenti serb Vucic.
Vucic theksoi se kompromisi nuk është dobësi, por fuqi dhe se ai gjithmonë do të zotohet për të, kompromis që nuk do të thotë dorëzim por kompromis i vërtetë. Nëse mundemi do të shkojmë në këtë drejtim, nëse jo një gjeneratë pas nesh do t’i bie të zgjidhë këtë problem. Ai shtoi se nuk mund të jetohet nën frikën e konfliktit.
Presidenti serb nuk i ceki kompromiset, si rëndom, e as se sa ‘kompromis’ duhet bërë secila palë./gazetametro.net