9 rekomandimet e Mihalit, reagimi epik i mjekut të njohur

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka reaguar pas aksionit të ndërmarrë sot nga IKMT, që shembi lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, pas incidentit që ky i fundit pati me një grup turistësh spanjollë.

Vargu përmes një postimi shkruan 9 rekomandimet e Mihalit, duke theksuar se “ky shtet fallco lejon gjithçka dhe godet vetëm kur i prishet interesi”.

Nente rekomandimet e Mihalit:

1) Te gjithe njerezit qe njohin Ramen mund te ndertojne pa leje.

2)Informaliteti ne kete vend eshte ulur sheshit. Ne shumicen e rasteve ,kur ndodh nje ngjarje dhe kontrollohen dokumentat ,strukturat jane pa dokumenta te rregullta.

3)Ne kete vend policia eshte inekzistente.

4) Sundon ligji i me te fortit.

5)Kjo qeveri nuk ka turp. Ne vend qe te ule koken,ngjarjen e kthen ne triumf me dhenie lulesh.

6)Ky eshte shtet fallco. Lejon gjithcka dhe godet vetem kur i prishet interesi.

7)Ne nuk kemi struktura per te perballuar fluksin e turistave. Shikoni guidat dhe sherbimet ne restorante.

8)Ardhja e turisteve ne Shqiperi nuk eshte merite e qeverise, por kuriozitet i evropianeve per te pare nje vend te pa zbuluar.

9)Qeveria jone e abandonuar nga qeverite e huaja, ka kompleks inferioriteti dhe eshte lolo i te huajve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT