Akuzat për Gjonaj-n, gazetarja e njohur: Të gjitha arsyet se pse ministri duhet të qëndrojë në një hotel dinjitoz me siguri të lartë dhe jo në skutliqet e botës

Gazetarja dhe diplomatja Pranvera Skana ka komentuar sulmin ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Skana e cila ka punuar gjatë në Londer dhe njeh mire menyren se si funksionojne delegacionet, ka bere nje reagim mbi nje faturë dy ditore të stafit te Ministrise se Drejtesise në Itali, e cila po trajtohet nga disa media prane PD-se si skandal.

Skana thekson se ne kushtet e nje ministri, eshte krejt normale që të qendrosh në një hotel dinjitoz dhe jo te akomodohesh në skutliqet e botes.

Sipas gazetares, “së pari ky është një standart sigurie, që ta kërkon edhe shteti pritës.

Së dyti për arsye kohore, axhenda e një ministri është intensive dhe askush nuk mund të akomodohet në një HOTEL në periferi në një zonë të 6 të Londrës qe merr dy orë me tren për të mbërritur në qendër aty ku janë të vendosura institucionet për takimet, me dhe pa trafikun e çmendur të këtyre metropoleve.

Se treti cdo politikan edhe ai shqiptar meriton një përfaqësim dinjitoz në vendin pritës e jo te endet neper skutliqe”.

Me tej ajo thekson se Gjonaj eshte nje ministre që përfaqëson shumë mirë Shqipërinë jashtë dhe kjo ka më shumë rëndësi.

Për këtë i referohet vizitës së saj të fundit në Londër, në kohën kur vete Skana punonte atje.

*Opinioni i Autor-it/es është opinion personal dhe jo qendrimi levizjes tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT