ALARMANTE/ 90 aksidente, 25 punëtorë kanë humbur jetën në vetëm 6 muaj

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur ka ardhur më në fund një reagim nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Si përherë me gjuhën e gjobave.

Më një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba.

“Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba. Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë” – tha sot për media një përfaqësues i ISHP.

Gjithsesi gjobat nuk paskan funksionuar, as i kanë ndaluar vdekjet.

Sepse sipas vetë shifrave të ISHP vetëm “në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT