Albin Kurti prezenton aderimin e ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se partisë së tij i është shtuar një anëtar i ri, shkruan Insajderi.
Kurti përmes Facebook ka thënë se Mentor Hyseni që iu bashkangjit VV-së, është në përfundim të doktoraturës në fushën e Financave dhe Ekonomisë Ndërkombëtare.
Hyseni për 12 vite ka punuar në pozita menaxheriale në institucione të ndryshme publike të Kosovë, sin ë Ministrinë e Drejtësisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës.
“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Publike në vendin tone”, ka shkruar Kurti.