Ambasadori i ri gjerman në Shqipëri: Pres me padurim të njoh vendin dhe njerëzit

Në një video të postuar në faqen e Ambasadës Gjermane në Facebook, ambasadori i ri gjerman në Shqipëri ka bërë një përshëndetje për vendin tonë.

“Emri im është Peter Zingraf. Gjermania dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të ngushta në shumë fusha. Qëllimi im është të forcoj më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe të gjithë Bashkimin Europian. Pres me padurim të takoj secilin prej kush këtu në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Stafi i Ambasadës Gjermane është këtu për ju”, është shprehur ambasadori.

Një ditë më parë ambasadori ka pasur një takim me Presidentin e Republikës Z. Ilir Meta ku dhe ka dorëzuar letrat kredenciale të nënshkruara nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT