Ambasadori rus: Rusia do të përkrahë një zgjidhje kreative të kompromisit për Kosovën

Këtë porosi e kishte Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili theksoi se e ka për detyrë të kontribuoj në ‘kthimin’ e stabilitetit në rajon dhe kjo detyrë u përcaktua edhe nga politika shtetërore ruse por edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit që u theksua në takimin Putin e Vucic në janar të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.
Intervista e parë për mediat serbe që prej marrjes së detyrës së Ambasadorit në Beograd nga Aleksandr Botsan-Kharchenko për Tanjug shpalosi qëndrimet e Rusisë dhe angazhimin e tij karshi Serbisë dhe rajonit e veçanërisht rreth çështjes së Kosovës. Ai theksoi se e sheh si detyrë’ kthimin e të drejtës ndërkombëtare në rajon’ e shtoi se përvoja e tij dhe mirëkuptimi i asaj se “ku qëndron e çka është interesi i Serbisë” në kornizë të marrëdhënieve me Rusinë, rajonin e Evropën, do të ndihmojë që në mënyrë më të mirë të mbikëqyrë zhvillimin e marrëdhënieve të dy vendeve, por edhe bashkëpunimit rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
“Sa i përket rajonit, e duke pasur parasysh përvojën e pjesëmarrjes në negociatat ndërkombëtare në Dayton, dhe të ashtuquajturat negociatat rreth statusit të Kosovës, mendoj se detyra ime është të jap kontribut në stabilizimin e rajonit. Kjo detyrë, theksoi bazohet në politikat shtetërore dhe bashkëpunimit i cili u shpalos e u theksua gjatë takimit të presidentëve Putin e Vucic në janar” ka thënë ambasadori rus Kharchenko me vetëbesim diplomatik rus.
Kharchenko mendon se e gjithë bashkësia ndërkombëtare duhet të shtoj vëmendjen ndaj Kosovës dhe ngjarjet e që po ndodhin atje. Në pyetjen se çfarë perceptimi ekziston në perëndim, Kharchenko u përgjigj se dyshon që ka vlerësim objektiv të situatës në Kosovë.
Ai shtoi se “sikur të kishte atëherë do të ishim dëshmitar të presionit mbi Prishtinën, e presion nuk ka, e pasi që nuk ka nuk besoj që është e mundshëm vazhdimi i dialogut. Në këtë rast Prishtina është fajtore, ata shkatërruan dialogun, mendon ambasadori rus.
Kharchenko u përgjigj edhe në pyetjen se a është e mundshme një marrëveshje, ai tha se “gjithsesi, është e mundshme, pse jo? Nëse palët kërkojnë kompromis dhe e kanë dëshirën e të pasurit të mirëkuptimit të interesit të palës tjetër dhe sikur të ketë ndërmjetësim e ndihmë të mirëfilltë ndërkombëtare, të baraspeshuar dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, Rezoluta 1244”, kushtëzim i zakonshëm dhe i theksuar nga diplomacia ruse.
Ambasadori nuk mundi pa e shtuar një vërejtje, duke tërhequr vëmendjen, sipas tij, tek shembulli i Kosovës që vendos disa rregulla të shpikura që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe paralajmëroi se nëse nuk ka zgjidhje do ti vjen deri tek destabilizimi i rajonit.
Kharchenko vlerësoi edhe më “Çështja e pazgjidhur e Kosovës, dëmton, gjithsesi Serbinë, por edhe rajonin në tërësi. Për këtë jemi këtu të kontribuojmë e të ndihmojmë e besoj se do të gjendet një zgjidhje legale ndërkombëtare, por jo shpejt”.
Kharchenko shtoi se ai që do të ju thoshte se e di zgjidhjen do të ju gënjente. Askush se di, është e mundshme brenda kontekstit të bisedimeve të hapura e të drejta./gazetametro.net