Anti-Informaliteti, lirohen 10 mijë metra katrorë plazh në jug të vendit

Vazhdon aksioni kundër informalitetit, qëllimi i të cilit është lirimi i hapësirave publike,  zaptuar në mënyrë të paligjshme në plazhet shqiptare.

Kësaj herë, aksioni është shtrirë në Ksamil, Himarë, Vlorë e Divjakë ku janë liruar 10 mijë m2 plazh si dhe janë proceduar 6 pronarë biznesesh, 5 në Qarkun Vlorë dhe një në Divjakë, nga të cilët 5 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Gjithashtu, është proceduar edhe n/kryetari i Bashkisë së Sarandës Jorgo Mitro, pasi nuk ekzekutoi vendimin për të liruar një sipërfaqe të plazhit publik prej 600 m2 në Ksamil.

Më konkretisht, në Ksamil janë liruar 10.000 m2 hapësirë publike, ndërsa u procedua K. I., 35 vjeç. Nga ky operacion janë bllokuar dhe sekuestruar 1185 shezlonë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlonëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës.

Në Himarë gjatë kontrollit në Jal është proceduar G. S., 47 vjeç, administrator i biznesit sepse nuk lëshohej kupon tatimor, kishte mungesë dokumentacioni dhe ushtronin aktivitetin pa kontratë qiraje nga Bashkia Himarë.

Ndërkohë në Vlorë është proceduar L. M., 52 vjeçe dhe E. N., 38 vjeçe administrator, pasi në bizneset që ata administronin në  lagjen “Ujë i Ftohtë” kishte mungesë dokumentacioni dhe pa kasë fiskale.

Edhe në Divjakë u procedua E. A., 38 vjeçe administratore për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve, si dhe mangësi në dokumentacion, duke mos deklaruar të ardhurat e duke mos paguar sigurimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT