Dacic dhe partia e tij SPS, ende e mbrojnë trashëgiminë e krye kri minelit Miloshevic

Krye diplomati i Serbisë, Ivica Dacic, fillimisht i klasifikoi Bill Clinton e Madeleine Allbright si armiqtë më të mëdhenj të serbëve që nxiti Profesorin Daniel Serwer të deklaroj se vet Slobodan Milosevic ishte armiku më i madh i serbëve e tani partia e Dacic i doli në mbrojtje atij dhe Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.
“Serweri e kritikoi Dacic për diçka që Dacic nuk e kishte thënë, përzierjen në zgjedhjet amerikane, dhe injoroi atë që e tha ai, atë që Clinton e Allbright gjithsesi ishin përzier në ngjarjet në Serbi ashtu që siç tha e përzunë Milosevic dhe i dhanë rastin Serbisë të shndërrohet në demokraci evropiane” shkruhet në njoftimin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).
Partia e Ivica Dacic shtoi se “nuk mund të pritet tjetër nga Serwer që është lobues i shqiptarëve në administratën amerikane”. Ata shtuan se “Që Slobodan Milosevic është armiku më i madh i popullit serb nuk e bind më askënd përveç Prishtinës”.
Ivica Dacic i kishte klasifikuar ish presidentin Amerikan Bill Clinton dhe Ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, Madeleine Allbright si armiqtë më të mëdhenj të serbëve ndonjëherë dhe kishte shtuar se do të nxiste serbët në Amerikë që të lobojnë për Presidentin Trump, që nxiti kritika të mëdha nga amerikanët për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhme presidenciale amerikane.