Deklaratat e ushtrisë serbe/ Reagon qeveria e Kosovës

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili ka thënë se Rusia, si partner strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shumëfishtë.

Sipas një postimi të Hoxhajt në rrjetin social Twitter, kërcënimet e Serbisë po bëhen gjithnjë më të shpeshta.

Hoxhaj shkruan në gjuhën angleze: “Mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen më të shpeshta. Sot, gjenerali, Mojsilloviq tha se e kanë mbështetjen e Rusisë për Kosovën. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO_ KFOR? Kaq (shumë) për Serbinë ‘europiane’”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT