Dështon premtimi i radhës/ Stadiumi i ri nuk inagurohet në shtator, ja kur do jetë gati

Vazhdon të thyhet edhe premtimi i radhës për inagurimin e stadiumit të ri Kombëtar, “Arena Kombëtare”.  Ishte premtuar se impianti do inagurohej në datën 10 shtator me ndeshjen Shqipëri-Islandë, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas “Panorama Sport”, punimet në këtë impiant nuk kanë ecur me ritmin e duhur, duke bërë që të mos jetë gati për këtë sfidë, e cila luhet pas 40 ditësh.

Parkimi, tapeti i stadiumit dhe detajet e tjera teknike, nuk janë akoma gati dhe kjo e bën të pamundur që brenda këtyre ditëve të vihet në funksion stadiumi i ri.

Fillimisht u premtua që në qershor mund të përurohej, por edhe sfida me Moldavinë u zhvillua në Elbasan, për ta shtyrë prerjen e shiritit për stadiumi në shtator me Islandën, por, as kjo nuk do të ndodhë.

Tashmë, i bie që impianti i ri të mirëpresë ndeshjen e kuqezinjve me Francën në nëntor. Premtim kësaj here nuk ka, por nuk është çudi që edhe në nëntor mos jetë gati. Të presim dhe të shohim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT