Djuric ankohet për Radojcicin: Shqiptarët duan ta delegjitimojnë Listën Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë e Metohi, Marko Djuric se lëshimi i fletëarrestit për Milan Radoicic, nënkryetar i Listës Serbe është prova e fundit se veprimtaria e kësaj partie është pengesa kryesore e ‘separatistëve të Prishtinës’, transmeton Gazeta Metro.

Milan Radojcic kërkohet si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanovic, e pas lëshimit të fletëarrestit për të sot nga institucionet kosovare Marko Djuric reagoi duke e konsideruar si sulm të qëllimshëm partisë serbe para zgjedhjeve.

“Fakti që ky informacion u publikua në ditën e caktimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë tregon kahjen që do të ketë e gjithë fushata zgjedhore, e cila qartë do të jetë garë mes politikanëve shqiptarë në shovinizëm dhe urrejtje nda serbëve” theksoi Djuric.

Ai shtoi se ky veprim është njëri prej veprimeve të fundit me qëllim të presionit ndaj popullit serb, dhe përpjekje që Lista Serbe politikisht të deligjitimohet, pasi veprimtaria e saj është ‘gjemb në këmbët’ e separatistëve të Prishtinës.

Ministri në dorëheqje, Abelard Tahiri kishte deklaruar sot se institucionet e Kosovës nuk do t ndalen deri në zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanovic./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT