Eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3,6 %

Eksportet shqiptare vijuan trendin e rritjes progresive edhe në muaj korrik të këtij viti.
INSTAT bën të ditur se, në muajin korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,5%, në krahasim me qershorin 2019.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi “Tregtinë e Jashtme”, ku evidenton se, kontribut në rritjen vjetore të eksporteve dhanë sektorët “Ushqim, pije, duhan” me 3,0%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2,6% dhe “Produkte kimike dhe plastike”
me 1,0%.
Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 2,3%, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,4%, në krahasim me qershor 2019.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 1,1%, krahasuar me korrik 2018, bën të ditur INSTAT.