FAST njësia e re speciale e Shqipërisë, me luftëtarë nga Iraku dhe Afganistani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar goditjen e krimit një herë e përgjithmonë.
Sipas tij dalëngadalë të fortëve do të ju vijë fundi.
Kreu i Qeverisë Shqiptare paralajmëroi futjen në aksion në një super skuadre që do të godasë kriminelët e mëdhenj.
“Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t’u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin”, shkruan Top Channel.
Kjo strukturë e re do të quhet FAST dhe do të ketë në përbërje 50 trupa të specializuar mes tyre ish anëtarë te forcave speciale te ushtrisë, te stërvitur dhe pjesëmarrës ne misione luftarake si ne Irak apo Afganistan.