Festa e Malit të Tomorit bashkon mijëra pelegrinë Bektashinj

Çdo vit nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet ne vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë

Nga Dilaver Xhelili

Mijëra besimtarë bektashinj janë bërë pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Malin e Tomorit, duke u lutur e duke nderuar figurën e Abaz Aliut. Shumë prej tyre kanë si banesa të përkohshme çadrat e ngritura në Malin e shenjtë, ndërsa kanë ndezur qirinj si formë lutjeje për njerëzit e dashur, por edhe kanë therur kurban në shenjë sakrifice për Mali i Tomorrit në rrethin e Skraparit, është kthyer këto ditë në pritësin e mijërave pelegrinëve nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, që i bashkohen pelegrinazhit të përvitshëm të besimtarëve Bektashinj.

Pelegrinazhi i njohur si festa e “Abaz Aliut” në malin e Tomorrit shoqërohet gjithmonë me therjen kurbanit, ku veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit. Më pas ritet vazhdojnë në Teqenë e Kulmakut me ndezjen e qirinjve dhe riteve të tjera. Mëngjesi i 20 gushtit i gjeti plot me njerëz rrugët që të çojnë në malin e Tomorrit, duke i thënë kështu, start pelegrinazhit, ku besimtarët bektashinj kremtojnë Festën e Kulmakut. Dhjetëra automjete kanë udhëtuar që me natë drejt vendit të shenjtë. Teqeja e Kulmakut ka gjithçka gati për të pritur pelegrinët, të cilët do të mbyllin festimet në datën 25 gusht. Gjatë pesë ditëve mijëra pelegrinë do të bëhen pjesë e kësaj feste fetare, jo vetëm për besimtarët bektashinj. Pelegrinët falen në Teqe për shëndet, dashuri dhe mbarësi. Të mbërriturit në Tomorr, fillimisht ndjekin ritet fetare pranë Teqesë së Kulmakut dhe më pas sipas traditës bëjnë kurban një qengj ose më shumë, kjo e varur sipas dëshirës, ku simbolike është lyerja e gishtave me gjak. Më pas ata hedhin në vendin e shenjtë lekë për mirësi familjare. Me qindra çadra janë ngritur nga pelegrinët nëpër kodrat e malit të Tomorrit, ku vizitorët po shijojnë hijeshinë e malit dhe ushqimet e freskëta. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qenë barinjtë e fshatrave të Skraparit, Korçës dhe Vlorës, të cilët këtë vit do të shesin më shumë, pasi sipas të dhënave numri i pelegrinëve mund të kapë shifrën 10 mijë.Shumica e besimtarëve vijnë çdo vit për të kryer ritualet në teqenë e Kulmakut dhe shprehen të sigurt se kjo gjë i ndihmon që të kenë më shumë mbarësi në jetën e tyre.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë marrë të gjitha masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë Edhe pse rrugët që të çojnë drejt malit të Tomorrit janë hapur vitet e fundit dhe nuk ka parametrat e duhura për të qarkulluar në të. Mali i Tomorrit konsiderohet mal i i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit nga rreth 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar Festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që u përkasin. Mali i Tomorrit konsiderohet mal i i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit nga rreth 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar Festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që u përkasin. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit përfundojnë në 25 gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 23 gusht. ë parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët Si çdo vit, mijëra qytetare te Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, e më gjerë të Europës kane nisur dje pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, një feste e rëndësishme në kalendarin e fesë bektashie. Sot jemi në ditën e dytë dhe Kryegjyshata Botërore ka hapur dyert e Teqesë së Kulmakut, ku do të zhvillohen të gjitha ritet dhe faljet e festës. Kulmi i festimeve është dita e nesërme më 23 gusht, ku priten organizime nga ana e drejtuesve të Teqesë së Abaz Aliut.Vitin e kaluar Teqeja e Kulmakut është vizituar nga 300 mije qytetare kwtw vitw numri I njwrzwve arrin rreth 5 veta Ku si pas tw dhwnave janw therur 4 mijw bagwti,Prezenca e madhe e njwrzwve ka bwrw qw Drejtoria e Policisë se Beratit në bashkëpunim me komisariatet Kuçovë, Skrapar dhe Ura Vajgurore, kane marre masat qe te mos kete asnjë problem gjate pelegrinazhi ne Malin e Tomorit, po ashtu gjatë këtij viti është rregulluar edhe infrastruktura e rrugës. Vëmendja me e madhe e policisë, do te fokusohet tek respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor per te shmangur aksidentet. Në këto ditë zona e Skraparit është në qëndër të vëmendjes dhe qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve aty është në shifra të larta. Kujtojmë që pelegrinazhi mbyllet në datën 25 gusht. Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit, në Skrapar, janë ditët më të veçanta për besimtarët bektashin

Nga ana tjetër për të shmangur numrin e aksidenteve, por dhe parandaluar ngjarjet kriminale Drejtoria vendore e Policisë Berat në bashkëpunim me komisariatet Kuçovë, Skrapar, Ura Vajgurore do të zbatojë një plan të detajuar masash.

Çdo vit nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet ne vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë, me rastin e ritit kushtuar shenjtit Abaz Ali.

Edhe këte vit, prezenca e peligrinëve ka qënë mjaft e madhe. Peligrinazhi është një “rit fetar”, por dhe nje rast ideal për të kaluar disa ditë pushimesh në mal, duke vlerësuar peisazhet natyrore dhe qetësinë që të ofron ky vend i shenjtë. Sipas traditës, peligrinët mbërritën në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet i shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Me të mbërritur, janë akomoduar në qafën e Kulmakut, në afërsi të manastirit ku ndodhen varret e pesë Dita me numrin më të madh të peligrinëve ka qënë 23 gushti, më rastin e hapjes së ceremonisë së festës së sektit Bektashi, foli dhe Presidenti i republikës i cili, në fjalimin tradicional vlersoi bashkëjetesën fetare të popullit shqiptar, si çelësi i suksesit për integrimin e shqipërisë në Europë.

Ngjitja në lartësi

Të ngjitesh lartësinë e malit të Tomorrit është një sakrificë e madhe dhe në asnjë çast nuk duhet të tërhiqesh nga dëshira për të shkuar në vendin e shenjtë ose e thënë ndryshe në festën e Abaz Aliut. Pavarësisht kilometrave me një makinë të duhet jo më pak se katër orë rrugë nga Berati drejt Tomorrit, gjatë rrugës do të kalosh Bogovën, fshatin Kakrukë, Çorovodën, Grykën e Devrisë për të mbërritur më pas në Kulmak. Por nuk është i pakët numri i personave që preferojnë degëzimin nga Poliçani, ku kalon në Novaj, ku për të shkuar në Gjerbës duhet të kalosh në Guhakun, burimin që rrjedh nga Tomorri, duhet të kalosh të përpjetmen e fshatrave Radësh e Mollas, duke lënë djathtas shpellën e Piragoshit dhe Grykën e Devrisë me pamje alpine që të çon në Leshnje për të shkuar më pas në Ujanik.

Në vendin e shenjtë

Nga Gjerbësi drejt Ujanikut, kur mbërrin në vendin e shenjtë do të shikosh të sistemuar në kampingje të gjithë të mbërriturit, ku rreth e rrotull nuk mungojnë as uniformat blu, të cilët merren me mbikëqyrjen e vargut të gjatë të pelegrinëve. Drejtuesit e Teqesë pohojnë se “feja nuk bashkëjeton me koburen dhe se besimtarët e gjejnë vetë rrugën për te shtëpia e Zotit”. Në festën e këtij viti kanë marrë pjesë vendas dhe të huaj, të cilët u përkasin edhe besimeve të ndryshme fetare. Dy ndërtesat e shenjta janë të rrethuara me një mur të lartë, ndërsa çadrat e pelegrinëve janë të sajuara me plastmasë, ndërsa automjetet janë parkuar nga baxhoja e Ujanikut deri në majën, ku gjendet varri i Abaz Aliut. Në gjithë këtë festë pija e preferuar është rakia e Skraparit, e cila derdhet lumë pa asnjë kursim.

Rituali

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë festa tradicionale e bektashinjve ka ndryshuar ritualin e therjes së gjësë së gjallë, tanimë kurbani kryhet në një thertore të madhe me kushte të mira dhe uji të bollshëm. Njerëzit sipas zakonit taksin qengjin dhe nëse nuk e therin vetë ndihmohen nga kasapët. Për kuriozitet në këtë festë përdoren për therje vetëm qengja të bardhë. Një kilogram mish qengji i pjekur shkon deri në 10 mijë lekë të vjetra. Territori përreth është kthyer në një fushë gjigande panairi, ku gjendjen të gjitha asortimentet simbolike fetare dhe kulturore të krahinave të ndryshme.

Festa

Festa e Tomorrit është me origjinë pagane. Ky vend ka filluar të përkujtohet si epiqendra e bektashinjve në vitin 1600 kur Haxhi Babai ngriti varrin kenotof në Çukan të Tomorrit. Rituali i festimeve u ndalua gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste dhe rifilloi sërish pas viteve 1992. Ndërsa sipas mitologjisë Tomorri ka qenë fron i Perëndive para helene. Një legjendë e lashtë flet për mrekullinë e Tomorrit, sipas të cilës, kur Perëndia krijoji këtë mal, mbeti e mahnitur aq shumë teksa e sodiste nga larg, saqë nuk arriti të krijonte një tjetër bukuri të krahasueshme me të. Lutjet në Teqenë e Kulmakut

Tomorri është vendi që luten njerëzit, një pikë e pelegrinazhit ku thuhet se, në vitet 1600 ai filloi të bëhet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Sipas një etimologjie popullore, Tomorr do të thotë: “Mali i të mirëve”, ndërsa cilësohet si vendi, ku shqiptarët i luteshin perëndive. Pelegrinazhi nis çdo 20 gusht dhe përfundon në 25 gusht, ndërsa falja pasohet nga mishi i pjekur në hell dhe rakia e famshme e Skraparit. Çdo vizitor lutet fillimisht pranë Teqesë së Kulmakut dhe më pas në shenjë mirësie bën një kurban. Tomorri është vend i bekuar nga zoti. Ka disa shenja atje rreth historisë së Abaz Aliut. Është edhe një gjurmë kali në shkëmbin përballë që vërteton që ka kaluar aty me kalë. Ai vend është shumë i thepisur dhe nuk mund të jetë bërë nga ndonjë kalë normal. Është lartësia e Tomorrit që të bën sikur prek qiellin me dore dhe nga ajo lartësi mund të shohësh fare mirë shumë qytete përreth. Të gjithë pelegrinët që shkojnë atje janë të bindur se kanë bërë diçka që ia vlen. “Kush beson, është mirë, por kush praktikon besimin është më mirë akoma”. Me këtë postulat këta njerëz duket se kanë bërë diçka në jetën e tyre. Kanë respektuar një shenjt, kanë bërë një ritual me të gjitha praktikat dhe pastaj kanë kaluar një anë në majën e malit Tomorr, një mal që në histori njihet si mal i perëndive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT