FOTO/ Fatura, kur Sali Berisha paguante rreth 3 mijë dollarë për të fjetur në ‘Hilton Berlin’

Faturat e shpenzimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, janë kthyer tashmë në lajmin kryesor të javës.

Reagime nga opozita dhe shoqëria civile kanë nxitur revoltë lidhur me çmimin e kripur prej 700 eurosh që Gjonaj ka paguar për të fjetur një natë në hotel në Romë.  Por duket, se kur vjen puna tek luksi, e gjithë politika është njësoj.

Një faturë, e publikuar në rrjetet sociale, tregon se ish-kryeministri Sali Berisha, ka paguar 2695 dollarë për të fjetur në hotelin ku ka qendruar edhe Gjonaj në Gjermani për 3 netë. Pra rreth 3 mijë dollarë në vitin 2009.

Dhoma për një natë për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë… Me këtë, kuptohet edhe arsyeja pse Berisha si rrallëherë nuk e ka komentuar rastin Gjonaj.

Për më tepër, faksimilja e mëposhtme:

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT