FOTO: Rama dhe Basha, bashkë për memorialin turk. Shihni kush po e mbulon pjesën e thyer

Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nderim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në datë 15 korrik të vitit 2016.
Ditën e vendosjes së memorialit u zhvillua një marshim që nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vazhdoi në kodrat e Liqenit, ku është vendosur memoriali.
Vendosja e memorialit shkaktoi debate të shumta, reagime në rrjete sociale dhe media. Për më tepër shoqëria civile organizoi edhe një protestë për heqjen e këtij memoriali.
Por, e çuditshme ishte fakti se personi që nuk bëri asnjë reagim ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha u kthye në “memec” për këtë vendim të Ramës.
Mëngjesin e ditës së djeshme, u raportua se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar gjatë natës memorialin dhe kanë thyer një pjesë të tij.
Pas këtij sulmi, në BW u publikua një video, ku një person mbulon memorialin si të ishte një objekt i “shenjtë”.
Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, “Zgjohu Shqiptar” zbulon se personi që mbulon memorialin turk është Lida Sinani asistentja personale e Odeta Malajt
Malaj është një nga eksponentet kryesore në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit./zgjohushqiptar.info

