I gjithë fshati e priti në aeroport Shqiptarin që u kthye pas 22 vitesh nga Amerika: Këtu është 100 herë më mirë!

Nga Bostoni i Amerikës pas 22 vjetësh shkeli në Kosovë.

E për 45 vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është shumë emocional momenti kur i përqafon vëllezërit që i kishte lënë shumë të vegjël.

Nazmiu tregon se e pati të pa mundur të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk e kishte nënshtetësinë amerikane.

“Çka ka në Kosovë në Amerikë s’ka, po kallxoj drejt. Na i kemi ndërtesat e mëdhaja aty, por jeta këtu është 100 herë më e mire thotë”, Nazmiu për Klan Kosova.

Edhe djali 6-vjeçar i Nazmiut thotë se më mire është në Kosovë se në Amerikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT