Jo vetëm shezlongjet, në plazhe ndalohet edhe muzika e lartë dhe kampingjet

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka mbledhur ditën e sotme Task Forcën në Himarë për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki.

Kjo mbledhje vjen pas aksioneve anti-shezlong në plazhe.

Mësohet se Çuçi kërkoi “kordinim për lirimin e plazheve”, ndërkohë që ministria thotë se ka dalë në pah “edhe një tjetër fenomen shumë shqetësues”, siç është ai i muzikës shumë të lartë si dhe kampingjet, të cilat sipas Çuçit janë kategorikisht të ndaluara.

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale. Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bashkë me ministrin Çuçi në këtë takim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ata koordinojnë “Task Forcën për sezonin turistik” në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT