Kampioni botëror i boksit përshëndet shqiptarët me simbolin e shqiponjës

Kampioni botëror i boksit, Deontay Wilder, ka bërë një përshëndetje të veçantë dhe speciale për të gjithë shqiptarët.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, boksieri profesionist amerikan bën simbolin e shqiponjës me duar.

Wilder ka arritur të mbaj titullin kampion në WBC në peshën e rëndë që nga viti 2015, duke u bërë boksieri i parë amerikan që e fiton këtë titull pas 9 vitesh.

Ai e nisi karrierën si amator në vitin 2005, ndërsa në vitin 2007 arriti të fitojë një medalje bronzi në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të vitit 2008.

Kampioni 34-vjeçar njihet për forcën e tij të madhe fizike si dhe për aftësitë e shkëlqyera që ka në hedhjen në tokë të kundërshtarëve të tij.

Në karrierën e tij ai ka 41 fitore, 1 barazim përball Tyson Fury-t vitin e kaluar dhe asnjë humbje.

40 fitore ai i ka arritur me nokaut, 20 prej të cilave që në raundin e parë, ndërkohë që është shpallur dy herë fitues i çmimit “Nokauti i Vitit”, në 2016 dhe 2017.

Kampioni botëror i boksit përshëndet shqiptarët me simbolin e shqiponjës on Vidnews.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT