Kapet peshkaqeni dhelpër në ishullin e Sazanit, një specie e rrallë në rrezik zhdukje (FOTO)

Një specie e rrallë është kapur në veri të ishullit të Sazanit, jashtë gjirit të Vlorës. Peshkaqeni dhelpër është kapur në det të hapur dhe ishte i gjatë rreth 3 metra e 30 cm e peshonte 200 kg.
Peshkaqeni dhelpër futet në llojin e specieve ne rrezik zhdukje dhe dallohet nga dinakëria qe e karakterizon.
Nuk konsiderohet nga peshkaqenët më të rrezikshëm, por konfirmohet qe nuk është aspak miqësor. Asnjëherë nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmonë lundron në 70 metra thellësi.

