Kjo zonë e Shqipërisë prej 30 vitesh vuan për ujë të pijshëm

Prej vitesh banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ata thonë se furnizohen nga fshatra të tjerë pasi edhe uji i puseve nuk përdoret për konsum.

Këtu jemi në fshatin Gjoricë, pjesë e bashkisë së Bulziqës. Banorët prej vitesh kanë vetëm një kërkesë. Të furnizohen me ujë të pijshëm që mungon prej 30 vitesh.

Mbijetojnë me burime alternative. Ujin e puseve e përdorin për vaditje, pasi ndotet nga ujërat e zeza që janë të padisiplinuara.

Banorët tregojnë se projekti që nisi për ndërtimin e ujësjellësit ka ngecur dhe nuk dinë të shpjegojnë as arsyen.

Për mungesën e ujit të pijshëm kanë organizuar disa protesta, por problem i tyre nuk mori kurrë zgjidhje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT