Koncesionet, 7.2 miliardë euro në 22 vite. Rekordi, në Shëndetësi

Janë “ambalazhuar” në çdo qeverisje si “interes ekonomik kombëtar”.
Por koncesionet e firmosura në vite nga kryeministrat shqiptarë, nëse hetohen janë thuajse të gjithë krime ekonomike me pasoja të rënda dhe afatgjata në financat e vendit.
Sipas një statistike mediale jozyrtare 40 koncesione janë dhënë në 22 vitet e fundit në shumën e 7.2 miliardë eurove.
Ato kanë përfshirë rreth 45% të pasurive shqiptare dhe kanë kohëzgjatje që shkojnë edhe gjysëm shekulli.
10% e tyre me vlerë 580 milionë euro janë vetëm në shëndetësi dhe janë dhënë në vitet e fundit 2014-2018.
Si për ironi arsimi dhe shëndetësia janë hallkat më të dobëta dhe më të korruptuara.