Kryediplomati i Shkupit: Negociata pa Shqipërinë? Më mirë një se asnjë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov i ka kërkuar samitit të ministave të jashtëm të BE në Helsinki këtë të premte që vendi i tij të shpërblehet sipas meritës, duke lënë të kuptohet që një vendimi potencial pozitiv për Shkupin nuk duhet të ndikohet nga një vendim potencialisht negativ për Tiranën.

Në lidhje me ngurimin e Parisit, Dimitrov deklaroi: Nuk duhet që të flasim për zgjerim, por për plotësim, pasi që rajoni plotësisht është i rrethuar me vende anëtare të BE-së, harta e Evropës do të mbetet e njëjtë pasi këto vende të anëtarësohen, nuk do të zgjerohet, edhe nëse e bëjmë këtë siç duhet, të gjithë do të jemi fitimtarë, për atë që lufton Makron në BE është ajo për çka ne luftojmë në rajon, luftojmë me të njëjtat vlera”.

Ndërsa në lidhje me thashethemet për qasje të ndryshme ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga BE, Dimitrov u shpreh: “Ky është një sistem që bazohet mbi meritat dhe vendet duhet të vlerësohen në mënyrë individuale. Nëse na pranojnë të dyja shtetet do të ishte më e mira. Dy është më mirë se një por dhe një është më e mirë se asnjë. Ne nuk kemi luksin të humbasim rrugën për në Europë edhe një vit.”

Përfaqësuesi i Shqipërisë në samit, Gent Cakaj është shprehur në Twitter optimist se vendimi do të jetë pozitiv.

Thirrjeve për  afrimin e Tiranës dhe Shkupit në familjen europiane iu bashkua dhe kreu i OSBE-së Miroslav Lajçak.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn i kërkoi Prishtinës heqjen e taksës dhe Beogradit ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT