Ligji i ri në vjeshtë, Rama u heq bashkive administrimin e bregdetit

Administrimi i vijës bregdetare nuk do të bëhet më nga bashkitë, por nga shteti.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend, që u heq bashkive administrimin e bregdetit.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT