Ligji i ri, Rama: Dënim me burg për zaptuesit e plazheve

“Të gjithë zaptuesit e vijës bregdetare se pas miratimit të ligjit të ri do të ndëshkohen me burg“. Kështu është shprehur numri një i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social.

Rama shkruan se me ligjin aktual zaptuesit dhe shkelësit nuk pësojë asgjë, por me hyrjen e të riut në fuqi, gjërat nuk do të jenë si më parë, por do të ndryshojnë rrënjësisht.

Postimi i plotë

Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit. Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri për vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT