“Makthi” në Thumanë, 1 km bëhet për 1 orë

Udhëtimi nga Fushë-Kruja drejt Thumanës dhe anasjelltas është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve. Radha e automjeteve arrin në disa km. Për vetëm një km, drejtuesit e automjeteve duhet të qëndrojnë minimumi një orë në trafik.

Shkak për këtë, sipas drejtuesve të Policisë Rrugore është ndërtimi i urës kryesorë në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës si dhe fluksi i automjeteve nga veriu dhe nga Kosova. Situata paraqitet më e rëndë gjatë fundjavës.

Trafiku nis që në mëngjes duke vijuar me intensitet gjatë gjithë ditës dhe duke vështirësuar kalimin drejt  Rinasit, autostradës Tiranës-Durrës apo  në akset kryesore në jug të vendit.

Ndërtimi i urës mbi lumin Zezë që përfundon në Korrik të 2020 pritet të lehtësojë trafikun, pasi të gjitha automjetet në hyrje-daljet për në Krujë përplasen në aksin kryesor në Luz.

Pavarësisht se Policia Rrugore është e angazhuar në disiplinimin e trafikut, përsëri situata nuk ka ndryshuar. Kjo pasi ky segment nuk e përballon fluksin e madh të mjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT