McAllister: Prishtina të heqë taksën, BE’ja është këtu të ndihmojë

Taksa duhet të suspendohet që të kthehet dialogu mes Beogradit e Prishtinës, e BE’ja është e gatshme të ndihmojë sa më shpejtë e mundshme tha sot David McAllister, Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian,.
Ai u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, të cilit i përkujtoi të gjeturat e raportit vjetor të BE’së dhe obligimeve dhe detyrave të dala nga ai raport i progresit.
Vuci e siguroi McAllister për përcaktimin e Serbisë rreth zhvillimit dhe përmbushjes së zotimeve, edhe pse kur kishte arritur raporti në muajin maj ishte nxehur mjaft, ajo e Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic kishin thënë se po ju bëhet e padrejtë.
David McAllister, politikan gjerman i partisë CDU, partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel, ishte i qartë dhe e përsëriti se qëndrimi i BE’së ishte i qartë deri tani ka theksuar se taksat duhen hequr.