ME INKUADRIMIN E EKSPERTËVE TË RINJË, VETËVENDOSJE! PËRGATITET FUQISHËM PËR TË QEVERISUR VENDIN

Lëvizjës VETËVENDOSJE! i është bashkuar një kuadër i lartë ekspert i ekonomisë, financave publike dhe i sektorit energjetik të Kosovës siç njofton sot Lideri i VETËVENDOSJËS Albin Kurti duke postuar foton nga mikpritja e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Kuadër i sprovuar i financave publike Mentor Hyseni ka një përvojë të larmishme dhe shumë dimensionale në fushat e menaxhimit financiar, auditimit dhe financave publike. Ekspertizen e tij në ekonomi Ai ua ndanë gjeneratave të reja edhe si ligjerues në universitet dhe në shoqatën e kontabilistave dhe auditorëve të Kosovës. I dëshmuar për aftësitë e tij udhëheqëse gjatë ushtrimit të funksionëve si Drejtorë i auditimit në sektorin energjetik të Kosovës dhe për pozicionimin e tij të pakompromistë dhe të guximshëm ndaj atyre që thyen rregullat, Ai ka një përvojë të bujshme me punën e Kuvendit të Kosovës ku ka kontribuar pranë komisioneve të deputetëve të Kuvendit si Ekspert i financave publike në kuadër të mbështetjes gjermane për Kosovën.
Inkuadrimi i ekspertëve me integritet të lartë profesional dhe njerëzor të këtij profili dhe rangu tregon se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për të qeverisur me vendin duke mirëpritur dhe rënditur kuadrot që do ta bëjnë ndryshimin e madh të thirrur nga kjo parti dhe elektorati. Me aderimin e kuadrove të këtij rangu Vetëvendosje pajiset me ajkën e ekspertëve për të qeverisur qoftë me financat e vendit, me sektorin energjetik, diplomacinë, kulturën, etj.
Entuziazëm ka ngjallur inkuadrimi i Mentor Hysenit edhe në qytetin e Vitisë dhe në Anamoravë, ku është pritur me një vrullë të ri angazhimi i një kuadri elitar nga vendi dhe përforcimi cilësor që sjellë ky aderim publik. Dega e Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Viti dhe deputet të kësaj ane pritet sot ti bëjnë mikpritje vëllazërore në zyret e Lëvizjës Vetëvendosje! Mentor Hysenit i cili do jetë një shtyllë e çelikt për Vetëvendosjen në nivel vendi dhe në Anamoravë.
Gjersa vitet e fundit, tendenca e kuadrove dhe ekspertëve të lartë për të ikur nga politika kishte zbehur shpresat për një Qeverisje transparente, efikase dhe me duar të pastra, inkuadrimi i kuadrove dhe ekspertëve me integritet të lartë nga shoqëria civile ringjallë moralin dhe shpresën për një qeverisje të mirë dhe menaxhimin e mirëfilltë të parasë publike.