Mediat e huaja: News 24 mbyll dy emisionet që kritikonin qeverinë shqiptare

Largimi nga News 24 i dy emisioneve kritike ndaj qeverisë, ka marrë jehonë edhe në mediat e huaja. Ceo.int shkruan se emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Shou” i Adi Krastës, janë mbyllur.

“Të dy emisionet ishin kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama. Gazetari Adi Krasta e ndërpreu emisionin e tij fundjavën e kaluar pasi presidenti i News 24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Cani kishte zbuluar se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News 24 për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi. Adi Krastës iu ofrua një pozicion tjetër brenda kanalit televiziv.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e Kryeministrit Rama për mbylljen e shfaqjes së tij dhe përfundimin e kontratës së tij me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu mohoi që mbyllja e të dyja emisioneve ishte nga presioni i qeverisë dhe zyra e Kryeministrit i quajti akuzat “Fake News”, – shkruajnë mediat e huaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT